Policia e Kosovës ndihmon një person që ishte rrokullisur me traktor në Leposaviq

Policia e Kosovës së bashku me disa qytetarë kanë ndihmuar një person të cilit i ishte rrokullisur traktori.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia me anë të një komunikate.

Kjo është komunikata e plotë:

Me datën 14.03.2023, rreth orës 18:20, një njësi policore derisa ishte në patrullim në fshatin Bellobërdë komuna e Leposaviqit, kanë hasur në një vet-aksident, ku një qytetar ishte rrokullisur me traktorin e tij duke mbetur nën traktor dhe jeta e tij ishte seriozisht e rrezikuar.

Zyrtarët policorë menjëherë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kishte pësuar aksident. Personi ka marrë tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar, veçanërisht në këto kushte atmosferike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

12 vite më vonë sirianët vazhdojnë me thirrjet për t’i dhënë fund regjimit të Bashar al-Assad

Story i radhës

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin për 24 orët e fundit

Të fundit nga