Policia e Kosovës gjatë sezonit turistik do patrullojë në Shqipëri

June 30, 2025
1 minut lexim

Gjatë sezonit turistik të vitit 2025, Policia e Kosovës do të patrullojë në Shqipëri në kuadër të një bashkëpunimi ndërinstitucional. Shërbimet e përbashkëta të patrullimit do të nisin më 1 korrik 2025, me synim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve të të dy vendeve.

Për këtë sot është firmosur Memorandumi i Bashkëpunimit për shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri, gjatë sezonit turistik 2025. Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, si një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve.

“Në kuadër të sezonit turistik veror dhe fluksit të shtuar të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova, u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në komunikatë.

Shërbimet e përbashkëta do të kenë si objektiva: Parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore; Menaxhimin e trafikut në akset kryesore që lidhin të dy shtetet, shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e policimit rrugor.

Drejtori Proda vlerësoi praninë e kolegëve nga Kosova si një ndihmë të çmuar dhe një simbol krenarie për harmoninë dhe koordinimin mes dy policive, jo vetëm në fushën e sigurisë rrugore, por edhe në luftën e përbashkët kundër krimit dhe paligjshmërisë.

Nga ana e tij, Kolonel Hoxha u shpreh se efektivët e Policisë së Kosovës janë të nderuar për mundësinë që t’u shërbejnë qytetarëve krah kolegëve të Policisë shqiptare, dhe se do të angazhohen maksimalisht për përmbushjen e objektivave të këtij memorandumi.

Shërbimet e përbashkëta nisin nga data 1 korrik 2025.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Donis Avdijaj bëhet me ekip të ri

Të fundit nga

Donis Avdijaj bëhet me ekip të ri

Donis Avdijaj është bërë me ekip të ri. Futbollisti është transferuar tek ekipi Wolfsberger AC. Klubi austriak e ka bërë publik lajmin përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale. “RZ Pellets WAC
ShkoLartë