policia e kosoves arreston te dyshuarin per blerje shitje dhe posedim te narkotikeve 6a7f8d703255d

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për blerje, shitje dhe posedim të narkotikëve

August 14, 2026
1 minut lexim

Me datën 14.08.2026 Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Ferizaj, pas pranimit të informacioneve se një person i dyshuar merret me shitjen e narkotikëve në Kaçanik, ka ndërmarrë veprime hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar dhe konfiskimin e provave materiale lidhur me rastin.

DHTN- Ferizaj në bashkëpunim me njësitë tjera relevante policore në lidhje me rastin e lartcekur ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ku gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:

-Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 30.44 gram,

-Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 1.13 gram,

-Rreth 130 qese të zbrazëta për paketim të Marihuanës,

-Një grinder për bluarjen e Marihuanës dhe letra për mbështjellje.

-Një pushkë gjuetie,

-Një telefon,

-Para të gatshme.

Për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me autorizim të të cilit, ndaj personit të dyshuar iniciohet rasti për veprën penale ’’Blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’‘dhe pas intervistimit ndaj të njëjtit lëshohet aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkuan per ta shuarr hambarin sulmohen fizikisht dy zjarrfikes 6a7f77075ac2f
Lajmi i mëparshëm

Shkuan për ta shuarr hambarin, sulmohen fizikisht dy zjarrfikës

jemi nje ky eshte mesazhi qe kane lene protestuesit ne bulevard sot ne protesten e 76 te kunder qeverise 6a7f8dd0c1619
Lajmi i radhës

“Jemi një!” Ky është mesazhi që kanë lënë protestuesit në bulevard sot, në protestën e 76-të kundër qeverisë.

Të fundit nga

ShkoLartë