Policia e kap qytetarin që e denoncoi publikisht Përparim Rama

December 18, 2022
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka kapur dhe shoqëruar në stacion policor qytetarin që u denoncua dje publikisht nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Në videon e publikuar nga Rama, shihet qytetari duke dëmtuar shtyllat antiparking për të parkuar autobusin e tij.

I pari i kryeqytetit ka shkruar në Facebook, se derisa po bëjnë ç’mos për përmirësimin e kushteve në trafik, shoferët e autobusëve privat jo vetëm që operojnë e parkohen ilegalisht në vende jo të destinuara për të ndaluar, mirëpo edhe e dëmtojnë infrastrukturën rrugore.

“Ju lutemi secilit qytetar që të lajmërojë këto vandalizma në një nga numrat e Qendrës së Thirrjeve të Kryeqytetit 0800 1 22 33, 0800 1 22 44, 038 245 777 në mënyrë që të ndërmerren masa”, ka shkruar ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Muhamed Thaçi jep dorëheqje 

Story i radhës

Rritet numri i personave me depresion

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë