policia e himares shpeton 2 te mitur ne det pasi iu rrezikua jeta nga dallget 62cf1a6824f22

​Policia e Himarës shpëton 2 të mitur në det pasi iu rrezikua jeta nga dallgët

July 13, 2022
1 minut lexim

Patrulla e plazhit në Livadh, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Himarës, u ka ardhur në ndihmë dy të mitur, të cilëve iu rrezikua jeta, për shkak të dallgëve të larta të detit.

“Nga shërbimet e planëzuara në plazhe, nga Komisariati i Policisë Himarë, si dhe ato të Policisë Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative për dy shtetas të mitur që ishin futur në det me një gomone plazhi, në plazhin “Livadh”, Himarë, të cilëve, për shkak të dallgëve të larta të detit, po iu rrezikohej jeta dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg”, informoi Policia e Shtetit.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore 2 fëmijët, të moshës 13-vjeçare, të cilët iu janë bashkuar familjarëve të tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

293175664 434657675250815 4118024846957095224 n
Story i mëparshëm

Bjondina vjen si mega projekt nga LMN & Bardh Ramadani

fisu prishtina 2022 malazezet mposhtin kroatet 62cf1abd0e281
Story i radhës

FISU Prishtina 2022, malazezët mposhtin kroatët

Të fundit nga

ShkoLartë