Policia në Nevada e ka konfirmuar se kanë dhënë një urdhër hetim-kërkimi këtë javë në lidhje me vrasjen e pazbardhur të reperit Tupac Shakur.
Detektivët kryen kontrollin në një shtëpi në Henderson, një periferi të Las Vegas ku Shakur u qëllua për vdekje në shtator të vitit 1996.
Policia Metropolitane e Las Vegasit nuk dha detaje të mëtejshme rreth hetimit, duke përmendur vazhdimin për vrasjen e tij.
Shakur ishte 25 vjeç kur u vra. Asnjë person nuk është arrestuar dhe asnjë i dyshuar nuk është aktualisht në paraburgim, shkruan BBC.