Policia deklarohet për vr’asjen në Tetovë/VIDEO

1 minut lexim

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë kanë dhënë variantin e parë zyrtar për vr’asjen në Tetovë, transmeton TV21.

Konfirmohet se viktimë është personi me iniciale R.T., siç njoftoi paraprakisht TV21, dhe se thuhet se ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pasi u sulmua me armë nga një person tjetër i cili kishte gjuajtur nga vetura.

“Në orën 20.35, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Shtipska” në Tetovë, një person nga vetura “Mercedes”, kishte qëlluar me armë zjarri ndaj veturës “BMW” në të cilin ishte personi me inicialet R.T., i cili kishte ndërruar jetë menjëherë nga plagët e marra. Pjesëtarë të policisë nga SPB Tetovë kanë ndërmarrë të gjitha masat për të pastruar çështjen”, njoftojnë nga SPB Tetovë, transmeton TV21.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Miftaraj: Shoqëritë civile kanë qenë më kritik ndaj pushteteve, me ardhjen e VV’së kjo gjë ka ndryshuar

Story i radhës

Qeveria e RMV-së anulon konceptin për klasat VII-IX, nxënësit do të mësojnë nga librat e vjetër

Të fundit nga