Policia çeke sekuestron 840 kilogramë kokainë në arkat e bananeve

1 minut lexim

Policia sekuestroi 840 kilogramë kokainë, të cilat janë gjetur në arkat e bananeve në supermarketet e dy qyteteve të ndryshme në Çeki.

Vlera e drogës llogaritet në 81 milionë euro, njoftoi policia çeke, raporton reuters.

Stafi i supermarketit në qytetet Jicin dhe Rihnov nad Knježnoj informoi policinë pasi gjeti përmbajtje të dyshimtë në kuti.

Policia tha se ka kontrolluar edhe vende të tjera ku janë dorëzuar kutitë e së njëjtës ngarkesë.

Mediat raportuan se bananet mbërritën në Çeki nga Kolumbia. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A duhet të shqetësohem nëse ai nuk poston foto me mua në Instagram?

Story i radhës

Kiev: 10,000 ushtarë ukrainas të vrarë

Të fundit nga