Policia në Republikën e Çekisë ka bërë të ditur se makinave të tyre i është shtuar edhe një Ferrari që arrin shpejtësinë deri në 326 kilometra në orë.
Policia tha se makina ishte konfiskuar nga kriminelët, shkruan BBC.
Kostoja për konvertimin e tij në përdorim për policinë ishte rreth 12 mijë euro, pothuajse e njëjtë me një veturë të tipit të Skodës, shtuan nga policia.
Vetura e tipit “Ferrari 458 Italia” do të përdoret për të ndalimin e garave rrugore të paligjshme dhe ndjekjen e makinave të vjedhura.
Kjo veturë mund të arrijë nga 0 në 100 kilometra në orë, këtë mund të arrijë për 3.4 sekonda.
Me vija fluoreshente të verdha dhe blu, automjeti do të përdoret nga departamenti special i mbikëqyrjes dhe do të drejtohet nga oficerë të trajnuar posaçërisht.
Jiri Zly, kreu i departamentit të trafikut të policisë, tha se Ferrari, ndër të tjera, do të përdoret kundër “shoferëve më agresivë” në rrugët çeke.
Policia çeke ka qindra automjete të konfiskuara që vijnë nga kriminelët dhe përdoren për të luftuar aktivitetin e rëndë kriminal në të gjithë vendin, tha policia.