Policia belge mësyn sërish në zyrat e Parlamentit Evropian, ja kush dyshohet se është vendosur ‘në lupë’

December 12, 2022
1 minut lexim

Policia belge ka mësyrë sërish në zyrat e Parlamentit Evropian. Sipas mediave të huaja, policia e Brukselit po kryen bastisjen e dytë në zyrat e Parlamentit Europian pas skandalit korruptiv “Qatargate” që ka shpërthyer pak ditë më parë.

Ndërkohë, më herët media “Politico”, pretendonte se po kontrollohet edhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, bashkëshorti i eurodeputetes Eva Kaili, e arrestuar tashmë.

Siç shkruan media, gjatë konferencës së sotme, Ursula von der Leyen nuk i është përgjigjur një pyetjeje në lidhje me nënpresidentin e

Komisionit Evropian, Margaritis Schina, i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar në emër të Komisionit.
Në të njëjtën kohë, ai ka bërë disa postime pozitive në Tëitter në favor të Katarit muajt e fundit, duke lënë hapësirë për dyshim se ka lidhje edhe ai me financimet nga Katari.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Olti i reagon ashpër Stresit: Mos i fut heronjt e Kosovës me një fjali me muhabetesh fustanesh

Story i radhës

Messi i disponuar për ndeshjen historike ndaj Kroacisë

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë