policia bashkiake nis aksionin per lirimin e hapesirave publike ne plazhet e vlores 6a6c53ef0fbde

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

July 31, 2026
1 minut lexim

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave publike në zonat e plazheve, të cilat ishin zaptuar në mënyrë të paligjshme, duke penguar aksesin e qytetarëve dhe pushuesve.

Aksioni është ndërmarrë pas përfundimit të afateve të vendosura për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave dhe pas njoftimeve të përsëritura ndaj subjekteve përkatëse.

Në rastet kur këto detyrime nuk janë respektuar, janë ndërmarrë masat e nevojshme për rikthimin e hapësirave në funksion të interesit publik.

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Vlorë, njoftojnë se do të vijojë kontrollet dhe ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë abuzive, me qëllim garantimin e aksesit të lirë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët dhe pushuesit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

minti publikon cmimet nafta sot 1 cent me shtrenjte se dje 6a6c5372511a2
Lajmi i mëparshëm

MINTI publikon çmimet, nafta sot 1 cent më shtrenjtë se dje

32 minatore humbin jeten nga shperthimi ne nje miniere ne pakistan 6a6c5450d3ef2
Lajmi i radhës

32 minatorë humbin jetën nga shpërthimi në një minierë në Pakistan

Të fundit nga

ShkoLartë