Policia arrestoi tre persona në Strumicë, bënin xhiro me “Yugo” të vjedhur

November 4, 2022
1 minut lexim

MPB njofton se në Strumicë janë arrestuar tre persona, pasi të njëjtit janë kapur në veturën Yugo, që ishte raportuar si e vjedhur.

Nga MPB thonë se për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria dhe se pas dokumentimit të plotë, kundër personave do të bëhet kallëzim përkatës.

“Më datë 04.11.2022 në ora 01:30 në fshatin Dabilje të Strumicës, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Strumicë kanë privuar nga liria J.D.(22) dhe O.H.(40), të dy nga Strumica dhe O.A. (24) nga Shtipi. Ata janë gjetur në automjetin e pasagjerëve “Yugo” me targa të Strumicës, për të cilin pronari C.G. nga Strumica ka raportuar se i është marrë. Personat janë ndaluar në Stacionin Policor të Strumicë, ndërsa vetura i është kthyer pronarit”, thonë nga MPB.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këto gabime të përditshme po ju dëmtojnë flokët pa e kuptuar

Story i radhës

A do të largohet Rashford nga Manchester United?

Të fundit nga

ShkoLartë