policia aksion te befasishem kontrolle ne lokale dhe automjete disa persona te shoqeruar cfare ndodhi gjate nates ne peqin 67ac46de773ee

Policia aksion të befasishëm, kontrolle në lokale dhe automjete! Disa persona të shoqëruar, çfarë ndodhi gjatë natës në Peqin

February 12, 2025
min lexim

Gjatë orëve të vona të natës që lamë pas pothuajse në të gjitha lokalet dhe automjetet  që qarkullonin në rrugët e qytetit Peqinit janë ushtruar kontrolle  të imtësisshme nga policia.

Këto kontrolle kanë patur si qëllim kapjen e personave që mbajnë  me armë zjarri pa leje  dhe që shpërndajnë lëndë narkotike.

Në fokus të kontrolleve ishte edhe kapja e atyre personave të cilët janë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Burime jo zyrtare bënë me dije se kohët e fundit në Peqin janë shtuar kontrollet që synojnë identifikimin dhe kapjen e personave që kanë probleme me ligjin.

Ndërkohë në ‘shënjestër’  kanë qenë edhe lokalet ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit apo dhe që frekuentohen sidomos nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e që mbajnë armë zjarri.

Gjatë  kontrolleve të ushtruara nga policia natën e të Martës  ka patur edhe kundërshtime të pronarëve të lokaleve si edhe të qytetarëve të ndryshëm për mënyrën sesi ka vepruar policia. Në disa raste gjatë kontrolleve bëhet me dije se ka patur edhe incidente.

Ndërkohë qytetarë të ndryshëm informuan se  policia ka kërkuar që tu merrte telefonat personalë disa personave gjatë ushtrimit të kontrollit të cilët fillimisht kanë refuzuar, por më pas telefonat disa personave ju janë marrë forcërisht.

Ndërkohë për disa orë kontrolle janë ushtruar jo vetëm në lokale por edhe në automjetet që qarkullonin  në të gjitha rrugët e qytetit të Peqinit. Disa persona ndërkaq janë shoqëruar për verifikim në Komisariatin e Policisë së Peqinit, ndërsa një grup qytetarësh më pas janë grumbulluara aty të revoltuar duke u kërkuar shpjegime autoriteteve për shkeljen e të drejtave të tyre  gjatë kontrolleve dhe shoqërimit me forcë.

Kontrollet e befasishme mësohet se do të jenë të vazhdueshme në të gjitha akset rrugore në qytet, në automjete e lokale.

Kontrollet e befasishme ishin të mbështetur me inteligjencë informative,  për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo shpërndajnë lëndë narkotike por ende nuk ka një informacion zyrtar për rezultatet paraprake.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

trump nenshkruan urdher ekzekutiv per vazhdimin e zvogelimit te permasave te qeverise federale 67ac3b639371f
Story i mëparshëm

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për vazhdimin e zvogëlimit të përmasave të qeverisë federale

13 vjet nga tragjedia ne restelice 67ac503cedb8d
Story i radhës

13 vjet nga tragjedia në Restelicë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë