“Polici u rrah nga 13 persona për koshere të bletëve”/ Prokuroria kërkon paraburgim për 5 persona

August 24, 2023
1 minut lexim

Prokuroria kërkon paraburgim për 5 nga 13 të akuzuarit për sulm ndaj një polici, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se polici i sulmuar kishte shkuar për të fotografuar disa koshere bletësh, për të cilat dyshohet se ishin të vjedhura.

“Të gjithë të dyshuarit së bashku, më 18 gusht, kanë sulmuar një zyrtar për krim teknikë në SPB-Strumicë, i cili kishte shkuar në vendin e ngjarjes në fshatin Banicë për të fotodokumentuar koshere me bletë – pjesë e një denoncimi për veprën penale “vjedhja”. Të dyshuarit fillimisht kanë filluar të godasin veturën e policisë me shkopinj druri, shufra metalike dhe sende të tjera. Në një moment, derisa zyrtari po tentonte të identifikohej, njëri nga të dyshuarit ka hapur derën e shoferit, i ka marrë me forcë kartën e identifikimit dhe celularin dhe më pas ka filluar ta godasë me grusht në kokë dhe në trup. Më pas e kanë nxjerrë nga automjeti dhe e kanë shtyrë në tokë dhe kanë vazhduar ta godasin me grushte dhe sende të ndryshme. Në këtë është bashkëngjitur edhe një i mitur, ndaj të cilit po zhvillohet procedurë e veçantë. Si pasojë e goditjeve viktima ka pësuar disa lëndime të rënda”, thonë nga Prokuroria.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Leonardo DiCaprio dhe fiksimi i tij me modelet! Kush është 25-vjeçarja që u shfaq krah tij

Story i radhës

Kush është personi që ruan argjentinasin edhe kur ndodhet në fushë?

Të fundit nga

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë