Një incident është regjistruar pak momente më parë në një fshat në Peshkopi.
Është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici, Esat Gjura, i cili ka qëlluar me armë zjarri.
Po ashtu në kërkim është dhe një person tjetër. Sakaq mësohet se Gjura është babai i kandidatit të PS, Daniel Gjura.
Mësohet se forcat e FNSH-së ndodhen në vendin e ngjarjes. Forcat policore ushtruan kontroll dhe morën automjetin e Gjurës.
Sipas uniformave blu, denoncimi është bërë nga Xhemal Gjunkshi, kandidat për deputet i PD, i cili pretendon se efektivi i policisë shpërndante para në këmbim të votave.
Kujtojmë se Esat Gjura është babai i kandidatit për deputet të Partisë Socialiste.

Esat Gjura
Burimi: botasot.info