policet i dhurojne lule ferdonije qerkezit ne diten nderkombetare te gruas 67cc64be68a51

Policët i dhurojnë lule Ferdonije Qerkezit në ditën ndërkombëtare të gruas

March 8, 2025
1 minut lexim

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Divizioni i Policimit në Bashkësi, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), organizoi një aktivitet simbolik me moton “Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe ndryshimit në botë”, për të shprehur respektin dhe mirënjohjen për gratë dhe vajzat e vendit tonë.

Në kuadër të këtij aktiviteti, zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë shpërndanë lule për qytetaret, gratë dhe vajzat, duke i uruar ato për festën e 8 Marsit.

Në mesin e atyre që pranuan lule ishte edhe Ferdonije Qerkezi, e cila gjatë luftës ka humbur burrin dhe katër djemtë e saj.

Në këtë ditë të veçantë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë shpreh urimet më të përzemërta për të gjitha gratë dhe vajzat: “Gëzuar 8 Marsin! Ju jeni zëri i frymëzimit, i shpresës dhe i ndryshimit në botë. Urojmë që kjo ditë të sjellë lumturi, shëndet dhe suksese për ju dhe familjet tuaja!”

Ky aktivitet reflekton përkushtimin e Policisë së Kosovës për të mbështetur dhe respektuar rolin e rëndësishëm të gruas në shoqëri.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

terhiqet gjyqtari gjykata e larte shtyn vendimin mbi rekursin e veliajt dhe
Story i mëparshëm

Tërhiqet gjyqtari, Gjykata e Lartë shtyn vendimin mbi rekursin e Veliajt dhe Xoxës

rritet numri i divorceve nderkaq ulet numri i martesave 67cc67c82cee0
Story i radhës

Rritet numri i divorceve ndërkaq ulet numri i martesave

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë