Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se policët në veri po bëjnë 55 orë qëndrimi atje.
Përveç lodhjes tash po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit, ka thënë Musliu.
Sipas tij, qeveria duhet të jetë transparente dhe gjendet një mundësi që të bëjë ndërrimin e policëve dhe të siguroj rezerva të ushqimit për ta.
Postimi në Facebook:
Në bazë të informatave që kam nga tereni, tani po bëhen 55 orë që Policet e Kosovës pa ndërrim po qendrojnë në Jarinje pasi që rruga është bllokuar që 48 orë.
Përvec lodhjes e rraskapitjes, atyre tash po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit.
Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të na njoftoj për gjëndjen e policëve.
Urgjentisht të gjendet një mundësi që të bëjë ndrrimin e policëve dhe të siguroj rezerva të ushqimit për ta.