Polemika për penalltinë e Interit, ish-gjyqtari italian: Duhej edhe karton i kuq

October 22, 2022
1 minut lexim

Penalltia që u akordua për Fiorentinën në fundin e pjesës së parë ndaj Interit, nuk ka kaluar pa polemika. Jo polemika për arsyen pse u akordua me VAR, por pse gjyqtari nuk i tregoi edhe kartonin e kuq Dimarkos pasi ky i fundit i kishte ndërhyrë shumë ashpër Bonaventurës në zonë.

Ish-gjyqtari italian, Luka Mareli, ka shpjeguar për “DAZN” se pse penalltia duhej shoqëruar me kartonin e kuq për lojtarin e Interit në ato momente.

“Faulli i Dimarkos është shumë i shëmtuar, ai ndërhyn në gju.

Mungon kartoni i kuq. Nuk duhet të vlerësojmë mundësinë e pastër për gol, këtu duhet të vlerësojmë shkallën e ndërhyrjes.

Këmba është e lartë, ndërhyn në gju, kjo është një ndërhyrje e rëndë loje që duhej sanksionuar me kartonin e kuq”, tha Mareli.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Johnson kthehet nga pushimet mes spekulimesh për një rikthim të tij si kryeministër

Story i radhës

​Angelina Jolie do të jetë Maria Callas në filmin e ri të Pablo Larrain

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë