Polemika për penalltinë e Argjentinës

December 14, 2022
1 minut lexim

Penalltia e dhënë mbrëmjen e djeshme në favor të Argjentinës ka krijuar jo pak polemika në Kroaci. Madje dy-ish arbitra në vendin ballkanas mendojnë se kontakti i Alvarez me Livakovic nuk duhej vlerësuar me penallti.

“Sipas meje nuk ishte penallti. Orsato gaboi në gjykim, sepse Livakovic nuk i shkon drejt lojtarit për të frenuar.

Ai u ndal në vend, teksa argjentinasi goditi keq topin. Ishte Alvarez që i ngeci në këmbë Livakoviçit, ndaj është gabim i madh”, tha Goran Tenzera.

Ndërkohë shumë më i ashpër gjykimi i ish-gjyqtarit tjetër kroat, Bruno Matiq: “Nuk ishte penallti, por mesa duket Pepe (mbrojtësi i Portugalisë) kishte të drejtë kur tha se duan të dërgojnë Messin në finale me çdo kusht”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tjetër vdekje! U rrëzua nga kati i tretë i stadiumit

Story i radhës

Vrasja e 16-vjeçarit pasi nuk pagoi paratë e karburantit/ Vijojnë protestat e dhunshme në Greqi, mijëra persona përplasen me policinë

Të fundit nga

ShkoLartë