Një zjarr i cili dyshohet si i qëllimshëm ka përfshirë një sipërfaqe me pyje dushk në njësinë administrative Dardhas.
Burime për Ora Neës, bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë sipërfaqen e tokës rreth mesditës dhe vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe të konsiderueshme.
Në zonë kanë shkuar punonjës shërbimi të njësisë të cilët po punojnë me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit.
Ndërkohë edhe policia ka nisur hetimet për këtë zjarrvënie.