Pogba te Juventusi do të veshë fanellën me numrin…

Pol Pogba vazhdon të shijojë pushimet në Amerikë, por ndërkohë firma me Juventusin sa vjen e afrohet, teksa çdo ditë dalin detaje të reja.

Edhe pse fillimisht përflitej se mesfushori francez kishte kërkuar që të rivishte numrin 6, i cili aktualisht i përket mbrojtësit brazilian Danilo, dje nga Torino nënvizojnë se Pogba do të rimarrë 10-ën, atë që veshi në vitin e tij të fundit me “Zonjën e Vjetër” dhe mbi të gjitha atë që braktisi Paulo Dibala.

Çështja e numrit është diçka jo vetëm prestigji e përgjegjësie, por sidomos marketingu.

Kjo, pasi “Adidas” që sponsorizon edhe Juven, e ka bërë Pogbanë imazhin kryesor nga sezoni i kaluar dhe kërkon një numër me peshë për prezantimin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqiptari i rikthehet ringu, 6 vite më parë u rrah me David Hayen

Story i radhës

Ia theu dhëmbët, hundën dhe lëndime të rënda në trup, 28 vjeçari rrahë teknikun medicinal në Tetovë

Të fundit nga