Pogba shfaqet në palestër me paterica

min lexim

Paul Pogba e “ngarkon” veten në rrjetet sociale. Pas operacionit të meniskut pak ditë më parë, një vendim drastic, që erdhi mbas dështimit të terapisë konservatore, mesfushori i Juventusit postoi një foto të tij në palestër, me paterica, gati për të filluar rikuperimin fizik. Këtë foto e shoqëroi me postimin “Kurrë mos u dorëzo!”

Kohët e rikuperimit duhet të mbarojnë për dy muaj, sipas parashikimeve të stafit mjekësor, një hark kohor që megjithatë e vë në rrezik serioz pjesëmarrjen e francezit në Botërorin e Katarit, i cili është planifikuar të fillojë në mes të nëntorit.

Te Juventusi, megjithatë, Massimiliano Allegri duhet të ripërqafojë “Oktapodin” në janar, kur, veçanërisht, duke pasur parasysh një mospjesëmarrje të mundshme në Kampionatin Botëror dhe duke përfituar nga pauza e gjatë në futbollin e klubeve, ai duhet të gjejë një lojtar në formë të lartë fizike.

Prognoza – Doktor Zanon, menaxher i mjekësisë sportive i grupit “Habilita”, ka bërë një prognozë mjekësore për dëmtimin e Paul Pogba: “Shërimi i tij mund të zgjasë shumë, nuk është një shëtitje e shkurtër…

Nuk e di në detaje rastin dhe llojin e dëmtimit, por përgjithësisht kur është i përfshirë menisku anësor është e vështirë të mos mendosh ndërhyrjen kirurgjikale. Është e qartë se, nëse pas një periudhe kaq të gjatë operacioni është kryer, të ashtuquajturat terapi nuk kanë pasur efektin e dëshiruar”.

Allegri tha se do ta shohim sërish Pogba në janar, të paktën me Juventusin. Po Kupa e Botës? “Është në rrezik. Menisektomia zgjat 45 deri në 60 ditë për t’iu rikthyer vrapimit, e lëre më për të luajtur. Rikuperimi i Pogba mund të zgjasë më shumë”.

Juve e pret atë në vitin 2023, por a mund të jetë në top-formë? Specialisti shpjegon më tej: “Vështira ta thuash, ngaqë duhet kontrolluar edhe përshtatshmëria e gjurit për të qëndruar pa atë pjesë të meniskut. Duhet të kemi kujdes, mund të shfaqet edhe kondroliza e bezdisshme…”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Matarella nga Shkupi: Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor

Story i radhës

​Hapet konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj në UP

Të fundit nga