Një poezi erotike e shkruar nga Ryan Giggs për Kate Greville është lexuar gjatë gjykimit nga gjykatësit e rastit, teksa uelsiani është duke u akuzuar për sulm seksual dhe për një shtatzëni të detyrueshme të ish partneres së tij
Gjykimi i Ryan Giggs, i cili është akuzuar nga ish partnerja e tij, Kate Greville për sulm seksual dhe për detyrim që të mbetet shtatzënë, po vazhdon.
Juria e gjykatësve të Manchester Crown Court ka dëgjuar mesazhet që Giggs ia ka dërguar Kate Greville, përfshirë këtu edhe një poezi romantike me tone erotike.
Më poshtë lexoni poezinë e Ryan Giggs dërguar Kate :
E dashura Kate,
Dashuria jonë ishte një fat pa asnjë mëdyshja,
Se rashë në dashuri me ju që në shikimin e parë
E mbaj mend sepse isha duke fluturuar në qiell nga lumturia
Ata sy të tu me bën të dridhem
Do ju gënjen nëse nuk të them që mendova për ty, ëndërrova për ty
S’mund ta imagjinoja së të tërhiqja ty do ishte tronditja ime më e madh
Ai stomak, ato kofshë
Ato fotografi që me dërgoje, që ende i ruaj me dashuri
Ti më bën të ndihem mirë, kur thellohem në ty
Sidomos kur ti je aty dhe me shikon me atë shikim
Filloj të mendoj se ju gjithmonë keni të drejtë
Në rregull, është mirë të jetë pak ngushtë
Po e përfundoj duke thënë se ti je dashuria ime, shoku im, shpirti i imë
Mbi të gjitha ti me beson, e cila gjë që me bën një totem të fort për ty
Për çka po akuzohet Ryan Giggs?
Giggs është duke u akuzuar se e ka sulmuar Kate Greville dhe motrën e saj, Emma në shtëpinë e saj në Worsley, lagje në Manchesterin veriperëndimor më 1 nëntor 2020.
Ai po ashtu është akuzuar se ka dashur ta kontrollojë Kate Grenville dhe ta detyrojë atë që të mbetet shtatzënë nga viti 2017 deri në nëntor 2020.
Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, i ka mohuar të gjitha akuzat.