Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për rregullimin e hapësirave në “Parkun e Paqes” dhe “Parkun Manchester”.
Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se projekti parasheh që të ndërtohet kinemaja e hapur, ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijë.
Poashtu hapësirat për rekreacion si ndërtimi i fushave të pingpongut, shahut etj.
“Gjithashtu do të bëhet pastrimi i hapësirave publike në të dy parqet, do të vendosen pushimore, shporta për mbeturina dhe çezme për ujë të pijshëm”, shkruan Bulliqi.