pochettino tregon nese james do te luaje serish kete edicion 65e2e0620b70f

Pochettino tregon nëse James do të luajë sërish këtë edicion

March 2, 2024
1 minut lexim

Reece James ka pasur një sezon me batica dhe zbatica, pasi lëndimet nuk e kanë lënë të shkëlqej ashtu siç pritej.

Kapiteni i londinezëve tani ka mbetur jashtë fushave dhe i është nënshtruar operimit.

Megjithatë trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka thënë se James do të rikthehet para fundit të këtij sezoni dhe ai do të grumbullohet.

“Unë mendoj se Reece James do të përfshihet para fundit të sezonit”, tha Mauricio Pochettino në një konferencë shtypi përpara përplasjes me Brentford , siç citohet nga Evening Standard.

“Kjo është shpresa ime, por për mua, prioriteti është ai, që ta ndihmoj të gjejë më të mirën përsëri për t’u ndjerë solid dhe i fortë dhe të mos ketë asnjë dyshim për të dalë përsëri në fushë”.

“Është vërtet e rëndësishme dhe ndoshta procesi është pak më i gjatë, sepse mendoj se ne duhet të ndërtojmë besimin e tij dhe të ndihet i fortë”, ka deklaruar Pochettino.

Kapiteni ka bërë vetëm nëntë paraqitje për Chelsean deri më tani këtë sezon. Sezoni i tij është shkatërruar nga dëmtimet pasi ai u paraqit për herë të fundit në dhjetor.

Ai iu nënshtrua një operacioni në dhjetor dhe tani është në fazën e rikuperimit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ariana grande do te kendoje me gjyshen ne albumin e saj te ri 65e2dd1904a28
Story i mëparshëm

Ariana Grande do të këndojë me gjyshen në albumin e saj të ri

be rifillon ndihmat per organizaten palestineze unrwa 65e2e0dabe81c
Story i radhës

BE rifillon ndihmat për organizatën palestineze, UNRWA

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë