Pochettino në mëdyshje ndaj Realit

February 14, 2022
1 minut lexim

Gianluigi Donnarummas i është dashur ta ndaj pozitën e startuesit te Paris Saint-Germain me Keylor Navas dhe me sa duket kjo pritet të vazhdojë.

Donnarumma iu bashkua Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë verën e kaluar, por gjërat nuk kanë qenë aq të thjeshta për ishin e Milanit.

Ai ka bërë vetëm 10 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon, katër më pak se Navas dhe të dy kanë luajtur nga tri ndeshje në Champions League në fazën e grupeve.

Duke u bazuar në këto statistika, duket e drejtë të mendohet se të dy do të luajnë nga një ndeshje ndaj Real Madridit në 1/8 e finales së Championes League, një situatë kjo aspak konvenuese për të dy portierët, që duan vazhdimisht minutazhë.

Të dy portierët kanë një përqindje të pritjeve prej 78.7 përqind, megjithatë, statistikisht Donnarumma qëndron më mirë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

7 arsye pse po djersisni më shumë se zakonisht

Story i radhës

Protestë për prishjen e shtëpive në Paskuqan, banorët bllokojnë rrugën: Duam kompensim të plotë

Të fundit nga

ShkoLartë