Maurici Pochettino dhe raportet e tij me Paris Saint Germain po shkojnë të bëhen gjithnjë e më keq.
Trajneri argjentinas raportohet t’i ketë punët shumë keq në pozitën e tij aktuale të punës, si trajner i PSG.
‘Goal’ raporton se ai është edhe më afër kalimit te Manchester United, pas situatës së shkaktuar së fundmi.
Tifozët e PSG kanë shprehur revoltën e tyre ndaj disa lojtarëve, dhe kjo po reflekton edhe trajneri.
PSG u eliminuan nga Kupa e Francës në raundin e 1/16-ës së finales dhe këtu humbi durimi i tifozëve.
PSG do të ketë testin më të vështirë nesër, kur në kuadër të Champions League përballet me Real Madridin.
Një eliminim i mundshëm nga CL do të thoshte shkarkim për Pochettino.