Mauricio Pochettino raportohet se është në prag të shkarkimit nga Paris Saint-Germaini.
“Le Parisien” ka raportuar se argjentinasi do të largohet menjëherë nga pozita e trajnerit te parisienët.
Bordi i klubit të PSG-së thuhet se nuk e dëshiron më Pochettinon dhe se ai gjithashtu është i hapur për t’u larguar.
Kujtojmë se skuadra nga kryeqyteti francez së fundi u shpall kampion në Ligue 1.
Por, dështimi tjetër i Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve duket se i ka kushtuar me largim nga pozita e trajnerit Pochettinos.
Zinedine Zidane dhe Antonio Conte janë emrat më të përmendur të trajnerëve favoritë për të marrë drejtimin e skuadrës nga “Parc des Princes” nga sezoni i ardhshëm.