po vidhen pasurite publike berisha sulmon serish spak dumanet dhe krajat armiq te eger te opozites 66e747faba504

“Po vidhen pasuritë publike”, Berisha sulmon sërish SPAK: Dumanët dhe Krajat armiq të egër të opozitës!

September 15, 2024
1 minut lexim

Ndërsa vijon “maratonën” e tij të fjalimeve nga dritarja e banesës ku ndodhet nën masën e arrestit, Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat dhe sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë, e konkretisht ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Berisha, duke e quajtur SPAK “Skrap”, tha se qeveria përdor organizatat kriminale, si “Skrapi,” për të mbrojtur krimin elektoral dhe për të siguruar vazhdimësinë e pushtetit.

Ndërsa tashmë është i pandehur nga SPAK dhe po hetohet për korrupsion, Berisha ka përmendur “vjedhjen masive të pasurive publike dhe lirimin e kriminelëve”, duke thënë se mafia dhe krimi kontrollojnë vendin për përfitimet e tyre.

Në këtë vend me urdhër të Edi Ramës, lirohen vrasës, çlirohen nga krimet e tyre makabre. Në këtë vend vidhet ditën për drekë në paratë e qytetarëve, dhjetëra, qindra, por ndodh dhe miliarda euro. Pasuritë publike, grabiten, plaçkiten nga soji dhe sorollopi i Edi Ramës dhe ministrave të tij”, deklaroi ai.

Berisha iu drejtua shqiptarëve duke i ftuar që të “të betohen për të çliruar vendin”.

Dumanët, Krajat këta armiq të egër të opozitës dhe demokracisë sillen njëlloj si paraardhësit e tyre në diktaturës. Skrapi kjo organizatë kriminale është bërë mburojë e krimit elektoral, me qëllimin e vetëm që të sigurojë vazhdimin e pushtetit të krimit. Shqipëria është një vend pa drejtësi dhe me një drejtësi të kontrolluar.

Sot tre drejtuesit kryesorë të opozitës janë të burgosur ose në procese politike, sepse kriminelët e Skrapit të partisë zbatojnë urdhrat politikë të Edi Ramës, i cili nuk mund të fitojë kurrë ndryshe, por vetëm duke burgosur kundërshtarët e tij politik”, tha Berisha nga dritarja e banesës së tij.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gazetari befason me deklaraten marreveshja mes kosoves dhe serbise tashme eshte arritur ne oher 66e745a112e0a
Story i mëparshëm

Gazetari befason me deklaratën: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë tashmë është arritur në Ohër

vetevrasjet fenomen ne rritje ne vend gjate vitit 2023 jane regjistruar 104 raste 66e74a507b8cf
Story i radhës

Vetëvrasjet fenomen në rritje në vend, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 104 raste

Të fundit nga

Mexhiti nga Uashingtoni: E pluribus unum!

13 Uashington, 21 janar – Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti është shprehur se, me Administratën Trump do të punojmë ngushtë për një Maqedoni të Veriut euroatlantike, pa korrupsion dhe të zhvilluar ekonomikisht.
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë