Po vepronte në mënyrë të paligjshme, policia e Gostivarit e arreston dhe ia sekuestron drutë

1 minut lexim

Një banor i rajonit të Gostivarit është kapur duke prerë dru në mënyrë të paligjshme. Nga MPB thonë se të njëjtit i janë konfiskuar drutë ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

“Më 08.09.2023, në ora 08:20 në fshatin Orqushë të Gostivarit, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria N.O.(57). nga i njëjti fshat. Ai rreth orës 07:30 është kapur duke prerë dru zjarri në mënyrë të paligjshme në një pyll në fshatin Orqushë. Të akuzuarit i janë gjetur dhe konfiskuar drutë e zjarrit të prera dhe mjetet që ka përdorur për prerje, të cilat i janë dorëzuar Policisë Pyjore për veprime të mëtejshme”, thonë MPB.

Story i mëparshëm

“Gjithmonë kemi 11 zemra në fushë që janë të gatshëm ta japin jetën”, Bardhi flet për herë të parë pas golit fantastik ndaj Italisë

Story i radhës

Gashi pyet Ali Ahmetin: Cilin ndërkombëtarë e ke lutur që ta lejojnë amnestinë e Gruevskit?

Të fundit nga