“Po thithim tym, të hetohet më shpejt”, qytetarët protestë para Prokurorisë Elbasan

July 4, 2025
1 minut lexim

Për të katërtën ditë me radhë, zjarri që ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane në Elbasan vijon të shkaktojë shqetësime të mëdha për banorët dhe mjedisin.

Lidhur me këtë, një grup qytetarësh kanë protestuar përpara Prokurorisë së Elbasanit, me thirrjen për tu hetuar dhe vepruar më shpejt për rastin në fjalë.

Ata kërkojnë përgjegjësi nga institucionet për menaxhimin e kësaj krize dhe për masat që duhen marrë për të parandaluar rrezikun që zjarri i mbetjeve po i sjell shëndetit publik dhe mjedisit.

Një nga qytetarët shprehet se institucionet duhet ti vënë në dijeni njerëzit nëse kemi të bëjmë më një zjarrvënie të qëllimshme apo për shkaqe atmosferike.

“Të gjitha institucionet të marrin përgjegjësi për tymin toksik që çlirohet nga djegia e fushës së mbetjeve. Duhet Prokuroria të ndërhynte dhe të kishte një hetim më të shpejtë, të paktën t’ua bëjnë me dije qytetarëve nëse kemi të bëjmë më një zjarrvënie të qëllimshme apo për shkaqe atmosferike të temperaturave. Kjo është thirrja jonë si qytetarë që ne nuk duhet të thithim më tym dhe Prokuroria duhet të bëjë punën e saj sa i përket vënies përpara përgjegjësisë të personave përgjegjës”, u shpreh një protestues i Elbasanit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Bilall Kasami prezenton 100 trotineta elektrikë – fillon epoka e re e lëvizjes urbane në Tetovë

Të fundit nga

Ganiu: Nis rikonstruktimi i Stadiumit të Çairit

1 Shkup, 4 korrik – Sot nënshkrova kontratën me kompaninë “Fluid Proekt” për rikonstruktimin e Stadiumit të Çairit, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën sportive të komunës sonë. Përmes këtij investimi do
ShkoLartë