Bilall Kasami prezenton 100 trotineta elektrikë – fillon epoka e re e lëvizjes urbane në Tetovë

July 4, 2025
1 minut lexim

Shkup, 4 korrik – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se sot ka nisur zyrtarisht përdorimi i 100 trotinetëve të rinj elektrikë në qytet, në bashkëpunim me kompaninë AR-Holding dhe platformën TROTI.mk.

Kjo nismë e re synon të përmirësojë transportin urban, duke ofruar një alternativë moderne, të qetë dhe miqësore me mjedisin.

“Po fillojmë një epokë të re të lëvizjes urbane – pa zhurmë, pa ndotje, me stil dhe përgjegjësi,” deklaroi Kasami, duke theksuar se ky është vetëm fillimi për një Tetovë më të zhvilluar dhe më të qëndrueshme.

Përdorimi i trotinetëve bëhet përmes një aplikacioni të thjeshtë dhe kushton vetëm 6 denarë për minutë. Përdoruesit duhet të jenë mbi 13 vjeç, ndërsa në kushte të caktuara kërkohet përdorimi i helmetës dhe jelekut reflektues. Shpejtësia maksimale e lejuar është 25 km/h.

Për arsye sigurie, ndalohet vozitja me më shumë se një person, heqja e duarve nga timoni, si dhe transporti i sendeve me trotinet.

Ky projekt përkon me vizionin e Komunës për të ndërtuar një qytet modern, me infrastrukturë të zgjuar dhe alternativa të qëndrueshme për lëvizje.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Nuk e përjashtoj mundësinë të kandidojë për kryetar të Çairit

Lajmi i radhës

“Po thithim tym, të hetohet më shpejt”, qytetarët protestë para Prokurorisë Elbasan

Të fundit nga

Ilievski nënshkruan me Prishtinën

FC Prishtina ka bërë një lëvizje të rëndësishme në repartin ofensiv duke zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të talentuar Mario Ilievski. Klubi ka njoftuar me entuziazëm afrimin e 22-vjeçarit nga Maqedonia e Veriut,
ShkoLartë