Ilievski nënshkruan me Prishtinën

July 4, 2025
1 minut lexim

FC Prishtina ka bërë një lëvizje të rëndësishme në repartin ofensiv duke zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të talentuar Mario Ilievski.

Klubi ka njoftuar me entuziazëm afrimin e 22-vjeçarit nga Maqedonia e Veriut, i cili pritet të sjellë gola, energji dhe vendosmëri në skuadrën bardhekaltër.

Ilievski, i cili ka lënë gjurmë në kampionatet e Bullgarisë dhe Hungarisë, si dhe ka përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në nivelet e moshave, shihet si një përforcim me peshë për objektivat e larta të Prishtinës në sezonin e ri.

“Jam i lumtur për këtë transfer. Është një klub i madh dhe gëzohem që jam pjesë e Prishtinës.

Mund të premtoj se do ta jap më të mirën nga vetja në çdo ndeshje, për të luftuar për titullin dhe për të luajtur përsëri në Evropë,” u shpreh Ilievski pas nënshkrimit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

“Po thithim tym, të hetohet më shpejt”, qytetarët protestë para Prokurorisë Elbasan

Të fundit nga

ShkoLartë