Po sikur të jeni më të zgjuar nga ç’mendonit? E zbuloni tani

min lexim

Ajo çfarë e dallon dikë inteligjent nga një tjetër më pak inteligjent është këndvështrimi për jetën dhe qasja që ka ndaj mënyrës sesi e shpenzon kohën e caktuar në Tokë. Sjelljet më poshtë përshembull, duken kaq të thjeshta në parim, por janë tipare karakteristike të njerëzve të zgjuar.

Jeni në kërkim të njohurive më të gjera. Etja për dije nuk ju mungon kurrë.

Reflektoni mbi veten

Të meditosh mbi botën dhe njerëzit që të rrethojnë nuk është e mjaftueshme. Nëse e vë veten në qendër të reflektimit, ka më shumë gjasa të zbulosh mënyrën e vërtetë sesi funksionon qenia njerëzore, pasi ti je personi që më mirë mund të njohësh, dhe i vetmi që ke në dorë të ndryshosh.

Jetoni shumë mirë pa modele konkrete dhe mësoni prej të gjithëve

Nëse jeni një njeri inteligjent, me siguri nuk e ndjeni të nevojshme të merrni shembull prej ndonjë ylli televiziv. Nuk keni idhull askënd, as veten tuaj. Kjo sepse njerëzit inteligjentë i falen vetëm dijes, ndaj nuk mund të adhurojnë një njeri të vetëm, pasi e dinë se as ai, as askush tjetër nuk mund të posedojë dijen maksimale në kërkim të së cilës është një njeri inteligjent.

Nuk ndiqni turmën dhe nuk ndikoheni prej të tjerëve

Bindjet politike, filozofike, teoritë që ndjekin të gjithë për jetën, nuk janë diçka e domosdoshme për ju. Në fakt, njerëzit me një inteligjencë të lartë priren të kudërshtojnë rrymat shoqërore, politike, filozofike apo artistike që të gjithë i ndjekin. Më inteligjentët e kërkojnë të vërtetën vetë, jo nëpërmjet parimeve të të tjerëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E vërteta, mbi gjendjen në veri!

Story i radhës

Dy senegalezët këmbëngulin për largimin nga Partizani

Të fundit nga