Po sikur të jeni më të zgjuar nga ç’mendonit?

min lexim

Ajo çfarë e dallon dikë inteligjent nga një tjetër më pak inteligjent është këndvështrimi për jetën dhe qasja që ka ndaj mënyrës sesi e shpenzon kohën e caktuar në Tokë. Sjelljet më poshtë përshembull, duken kaq të thjeshta në parim, por janë tipare karakteristike të njerëzve të zgjuar. 

Jeni në kërkim të njohurive më të gjera. Etja për dije nuk ju mungon kurrë

Pa pyetur se çfarë, njerëzit inteligjentë e dinë mirë se çdo njohuri e re është njësoj e domosdoshme. Ata nuk mjaftohen kurrë nga ajo që kanë mësuar, dhe ndiejnë nevojën e përhershme për të mësuar më shumë nga të gjitha fushat e jetës. Të kufizosh veten në një dije të vetme, nuk është diçka e frytshme për njerëzit inteligjentë.

Reflektoni mbi veten

Të meditosh mbi botën dhe njerëzit që të rrethojnë nuk është e mjaftueshme. Nëse e vë veten në qendër të reflektimit, ka më shumë gjasa të zbulosh mënyrën e vërtetë sesi funksionon qenia njerëzore, pasi ti je personi që më mirë mund të njohësh, dhe i vetmi që ke në dorë të ndryshosh.

Jetoni shumë mirë pa modele konkrete dhe mësoni prej të gjithëve

Nëse jeni një njeri inteligjent, me siguri nuk e ndjeni të nevojshme të merrni shembull prej ndonjë ylli televiziv. Nuk keni idhull askënd, as veten tuaj. Kjo sepse njerëzit inteligjentë i falen vetëm dijes, ndaj nuk mund të adhurojnë një njeri të vetëm, pasi e dinë se as ai, as askush tjetër nuk mund të posedojë dijen maksimale në kërkim të së cilës është një njeri inteligjent.

Nuk ndiqni turmën dhe nuk ndikoheni prej të tjerëve

Bindjet politike, filozofike, teoritë që ndjekin të gjithë për jetën, nuk janë diçka e domosdoshme për ju. Në fakt, njerëzit me një inteligjencë të lartë priren të kudërshtojnë rrymat shoqërore, politike, filozofike apo artistike që të gjithë i ndjekin. Më inteligjentët e kërkojnë të vërtetën vetë, jo nëpërmjet parimeve të të tjerëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Haaland i kënaqur me debutimin: E kam imagjinuar veten në City për një kohë të gjatë

Story i radhës

Instruktorët amerikanë dhe britanikë trajnojnë këmbësorinë ukrainase

Të fundit nga