“Po si qenka debat folklorik…”, Ndoka braktis studion. Ja momenti që nxehu kreun e PDK në debatin me gazetarin

November 28, 2024
1 minut lexim

Një debati ashpër në studion e rubrikës “Opinion” në News24, ku po diskutohej situata politike në vend dhe si do të ndikojë lirimi i Sali Berishës nga masa e arrestit shtëpiak, detyroi kreu e PDK-së, Nard Ndoka të largohej nga emisioni.

Debati u zhvillua mes Ndokës dhe gazetarit Anri Bala, ndërsa kreu i PDK-së tha se Edi Rama s’dëshiron kushte të barabarta, ai dëshiron bandat. “Edi Rama do grupet kriminale në krah, liderin e opozitës në burg”, tha Ndoka.

Bala në reagimin e tij tha se Edi Rama kërkon që lideri i opozitës të ishte jashtë, ndërsa u shpreh se PD për të arritur qeverinë teknike kërkon aleancë te Kryeministri.

Ndoka në ndërhyrjen e tij tha me ironi se edhe Ilir Metën, Edi Rama e do jashtë, edhe pse e mori zvarrë në rrugë.

“Po na e shet Edi Ramën sikur të jetë Zoti. Kush ia la atij qeverisjen, Kristaqi”, tha Ndoka, duke shtuar “ky është debat folklorik”.

“Po si qenka debat folklorik ky, ai ka mandatet në Parlament”, tha Bala.

“Ky është debat kot, ccfarë të flasim me këto, më mirë ta mbyllim emisionin”, tha Ndoka, duke u larguar nga studion e Neës24.

Në vijim, Bala tha se në zgjedhje Edi Rama do përdorë në tezat se opozita është kundër SPAK, kundër reformës në drejtësi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

PDK nesër mban konferencë për media

Story i radhës

Skuadra gjermane ankohet në UEFA për Beogradin dhe serbët: Kjo është e papranueshme

Të fundit nga

ShkoLartë