Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit po intervenon në mënyrë aktive për shuarjen e zjarrit në fshatrat në Komunën e Studeniçanit, ndërsa në shuarje të zjarrit janë angazhuar edhe tre aeroplanë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.
Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Muhamed Ali së bashku me ekipet zjarrfikëse në terren, po e ndjekë gjendjen dhe koordinimin e aktiviteteve, me qëllim që të reagohet me kohë dhe të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e zjarrit.
Për momentin nuk ka rrezik për asnjë vendbanim.
Ekipet do të qëndrojnë edhe gjatë tërë natës, ndërsa gjendja do të ndiqet në vazhdimësi, informojnë nga QMK.
Burimi: alfax.mk


