mickoski kerkojme zgjidhje per be ne por qeveria e kaluar na la nje pozicion krejtesisht tradhtar dhe humbes 6a862a6d0f9c0

Mickoski: Kërkojmë zgjidhje për BE-në, por qeveria e kaluar na la një pozicion krejtësisht tradhtar dhe humbës

August 20, 2026
min lexim
49ece009 89a4 490f b0d3 c3253c10e433

Shkup, 19 gusht 2026 (MIA) – Nuk ka absolutisht asnjë dilemë se do të bisedojmë, po bisedojmë dhe kemi biseduar, me qëllim që të kërkojmë një zgjidhje. Çështja është se për çfarë bisedoni dhe cila është vija juaj e kuqe deri ku jeni të gatshëm të shkoni në këto bisedime. Kjo është detyra jonë ndaj qytetarëve që na kanë dhënë besimin, por edhe si Qeveri, të bisedojmë. Këtu nuk ka asnjë sekret dhe do të vazhdojmë të bisedojmë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke folur për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian.

Mickoski theksoi se askush nuk e ka kundërshtuar nevojën për dialog dhe se kjo çështje ka qenë vazhdimisht në agjendën e kontakteve të tij me liderë evropianë.

“Kur isha në Tivat, temat për të cilat bisedova me presidentin francez Makron dhe kancelarin e Gjermanisë, Merc, tema kryesore ishte avancimi i këtij procesi dhe zhbllokimi i pengesës që kemi përpara”, tha ai.

Sipas Mickoskit, Qeveria është duke zhvilluar kontakte dhe bisedime, por kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht janë hapur negociata formale.

“Nëse dikush mendon se tani duhet të ulemi në tavolinë dhe zyrtarisht t’i fillojmë negociatat apo bisedimet, kjo nuk funksionon kështu. Edhe ne do të dëshironim të kishim bisedime të tilla, nëse krijohet mundësia. Pra, kemi biseduar, po bisedojmë dhe do të vazhdojmë të bisedojmë”, u shpreh kryeministri në emisionin “Tema e ditës” në televizionin Sitel.

“Nga aty nisemi dhe përpiqemi të rikthejmë diçka”

Mickoski tha se problemi kryesor është pozicioni që, sipas tij, Qeveria e mëparshme ia kishte lënë vendit përmes marrëveshjeve të nënshkruara.

“Pozicioni ynë ishte krejtësisht tradhtar dhe humbës, bazuar në atë që kishte nënshkruar Qeveria e mëparshme”, deklaroi ai.

“E tani, prej aty nisemi dhe përpiqemi, hap pas hapi, të rikthejmë diçka që mund të rikthehet. Prandaj, do të vazhdojmë të bisedojmë”, tha Mickoski.

Kontakte të drejtpërdrejta me liderët evropianë

Duke folur për mundësinë e ekzistimit të një ndërmjetësi apo lehtësuesi në këto bisedime, Mickoski tha se kontaktet zhvillohen kryesisht me zyrtarë të lartë shtetërorë – presidentë dhe kryeministra, si dhe me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Ai bëri të ditur gjithashtu se janë vendosur kontakte të drejtpërdrejta ndërmjet kabineteve të kancelarit gjerman Merc dhe presidentit francez Makron me kabinetin e tij.

“Nuk është sekret që edhe kur ishte presidenti Košta, edhe kur ishte komisionerja për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë së mirë, ne e diskutonim këtë çështje. Tema qendrore e takimeve tona dypalëshe është pikërisht kjo. Pra, këtu nuk ka asgjë të fshehtë, as nën e as mbi radar”, tha Mickoski.

Sipas tij, krahas zgjidhjes së problemeve dhe sfidave të brendshme, një nga detyrat kryesore të Qeverisë është përballja me sfidat ndërkombëtare dhe të jashtme.

“Kjo është thelbi i kësaj Qeverie: përveç kujdesit për zgjidhjen e problemeve dhe sfidave të brendshme, të arrijë të zgjidhë edhe sfidat ndërkombëtare, përkatësisht ato të jashtme, të cilat janë shumë më të mëdha, duke pasur parasysh pozicionin nga i cili nisëm. Sepse pozicioni që na la Qeveria e mëparshme ishte i humbur 100:0”, përfundoi Mickoski.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

po shuhen zjarret ne fshatrat e studenicanit 6a862921d2f53
Lajmi i mëparshëm

Po shuhen zjarret në fshatrat e Studeniçanit

Të fundit nga

Po shuhen zjarret në fshatrat e Studeniçanit

Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit po intervenon në mënyrë aktive për shuarjen e zjarrit në fshatrat në Komunën e Studeniçanit, ndërsa në shuarje të zjarrit janë angazhuar edhe tre aeroplanë të
ShkoLartë