Një person në Gjakovë dyshohet se ka marrë djalin e tij nga kopshti dhe ka dalë nga Kosova pa dijeninë e ish-bashkëshortes së tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, dyshohet se ai po e shqetëson ish-bashkëshorten në telefon, kurse rasti u iniciua si “Dhunë në familje”.
“Gjakovë, 19.08.2026 – 12:00.
I dyshuari M/K ka marrë djalin e tij nga kopshti dhe dyshohet se ka dalë jashtë Kosovës pa dijeninë e ish bashkëshortes së tij. Dyshohet se i njëjti është duke e shqetësuar në telefon. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.
Burimi: botasot.info


