luana vjollca ndan pamje te reja nga projekti i saj ne ardhje sjell nje tjeter atmosfere verore 6a86267e4175d

Luana Vjollca ndan pamje të reja nga projekti i saj në ardhje, sjell një tjetër atmosferë verore

August 19, 2026
1 minut lexim

Vetëm pak ditë pas publikimit të këngës së saj më të re, Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit disa pamje të reja nga prapaskenat e projektit.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, Luana shfaqet elegante dhe plot ngjyra, e veshur me një fustan të gjelbër, teksa pozon në një ambient buzë detit.

Skenografia verore dhe atmosfera e relaksuar i japin fotografive një tjetër dimension, duke sjellë për publikun pamje nga realizimi i projektit të saj më të fundit.

Image

Luana Vjollca

Krahas imazheve, këngëtarja ka zgjedhur një mbishkrim të shkurtër, por domethënës: “Edhe sa vera me t’prit?”.

Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar ndaj pamjeve të reja të artistes.

Ndërkohë, Luana duket se po vazhdon të ndajë gradualisht momente nga puna dhe prapaskenat e projektit të saj të ri, duke mbajtur të gjallë kureshtjen e fansave për atë që ka përgatitur këtë verë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

stuhi te fuqishme godasin mbreterine e bashkuar aktivizohen paralajmerime te verdha per mot te keq 6a8625b28139a
Lajmi i mëparshëm

Stuhi të fuqishme godasin Mbretërinë e Bashkuar, aktivizohen paralajmërime të verdha për mot të keq

po shuhen zjarret ne fshatrat e studenicanit 6a862921d2f53
Lajmi i radhës

Po shuhen zjarret në fshatrat e Studeniçanit

Të fundit nga

Po shuhen zjarret në fshatrat e Studeniçanit

Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit po intervenon në mënyrë aktive për shuarjen e zjarrit në fshatrat në Komunën e Studeniçanit, ndërsa në shuarje të zjarrit janë angazhuar edhe tre aeroplanë të
ShkoLartë