Po shkëmbenin lëndë narkotike, arrestohen katër persona! Sekuestrohen 16.2 kilogramë kanabis

January 31, 2024
1 minut lexim

Katër persona janë vënë në pranga, pasi u kapën duke shkëmbyer lëndë narkotike në Tiranë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Lokacioni”, u sekuestruan nga policia 16.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 90 gramë kokainë, para dhe 5 celularë.

Në pranga u vunë: 32-vjeçari D. D., 23-vjeçari H. Z., 23-vjeçari V. K. dhe 23-vjeçari H. M.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, ata u kapën në parkingun e një qendre tregtare në periferi të Tiranës, duke shkëmbyer 2 qese plastike brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së shtetasit H. M., në Korçë, policia gjeti dhe sekuestroi, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

190 gjoba në Shkup, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi

Story i radhës

Njerëzit tani po e kuptojnë pse fërkojnë këmbët para se të bien në gjumë

Të fundit nga

ShkoLartë