Po shkëlqen me Struga Trim Lum, Zguro ‘sinjale’ pozitive trajnerit Sylvinho

August 20, 2023
1 minut lexim

Struga Trim Lum është një hap larg fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, ndërsa pengesa e fundit mban emrin Breidablik. Skuadra e udhëhequr nga Shpëtim Duro ka zhvilluar paraqitje pozitive, ndërsa ka mundur të kalojë 3 raunde të kompeticionit, e për këtë meritë kanë dhe lojtarët.

Eksperienca dhe talenti janë ndërthurur në skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut, madje edhe futbollistët e transferuar këtë verë. Njëri prej tyre është Vangjel Zguro, anësori që ka një karrierë të pasur futbollistike. 30-vjeçari ka luajtur për disa skuadra në Superligën Shqiptare e madje deri në Amerikë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Bylis.

Zguro ka qenë një zgjedhje e zgjuar e teknikut Duro, ndërsa e ka treguar këtë me performancat e tij ndaj Zhalgirist, Buduçnostit dhe Swift Hesperange. Pogradecari njihet për temperamentin e tij dhe shpirtin luftarak në fushë, ndërsa do të ishte i gatshëm dhe për të dhënë kontributin në kombëtaren shqiptare.

Në një situatë ku “kuqezinjë” kanë probleme në repartin difensiv për shkak të dëmtimeve, Zguro do të ishte një alternativë pozitive në krahun e majtë.

Performanca e tij në Evropë është një sinjal për trajnerin Sylvinho, i cili ende nuk e ka konfirmuar listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese.

Kombëtarja shqiptare shpesh ka shfaqur probleme sa i përket mbrojtjes, ndërsa një lojtar i tillë, falë eksperiencës dhe formës pozitive që po kalon do të ofronte më tepër siguri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbulo nëse karakteri yt i fort ‘i tremb’ të tjerët

Story i radhës

Turizmi shtoi konsumin e drogës, shtohet numri i shpërndarësve të kapur! Ka dhe të huaj

Të fundit nga

ShkoLartë