“Po rrihej nga 20 veta që më pas i vunë flakën”, shqiptari shpëton djalin në Zvicër

1 minut lexim

Një shqiptar në Zvicër ka shpëtuar një djalë pasi 20 veta e rrahën dhe i vunë flakën.

Ngjarja ka ndodhur teksa ai priste në stacionin e autobusëve “Waser” në Winterthur, më 3 shtator, ku një grup prej 20 personash rrahën një pasagjer dhe më pas i vunë zjarrin, duke e lyer paraprakisht me lëng ndezës.

Ishte gati mesnatë, ndërsa pas skenës që pa, Agron Ajeti, një ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut ndërhyri duke shpëtuar djalin nga flakët.

“Ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri agresorët dhe hodhi xhaketën e tij mbi burrin për të shuar flakët”, shkruan portali zviceran “Beobachter” të hënën.

Shqiptari kishte shkuar për një vizitë tek të afërmit e tij, ndërkohë që nuk ia priste mendja të shihte një skenë të tillë dhune.

“Nuk e prisja një krim të tillë këtu”, tha 30-vjeçari shqiptar.

Ndërkohë viktima u dërgua në spital me djegie dhe mavijosje, shkruan media kosovare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si do të funksionojë tani marrëdhënia e Dukës dhe Dukeshës së Sussex me familjen mbretërore?

Story i radhës

Rritet me 13 për qind numri i turistëve në korrik në Shqipëri

Të fundit nga