po qarkullojne spekulime lidhur me numrin e te vdekurve lusim te mos perhapen dezinformata pasi kjo shton edhe me shume shqetesimin ne opinion 67d94ca2d5ce6

Po qarkullojnë spekulime lidhur me numrin e të vdekurve, lusim të mos përhapen dezinformata pasi kjo shton edhe më shumë shqetësimin në opinion

March 18, 2025
1 minut lexim

Të nderuar,

Lidhur me tragjedinë në Koçan, Qeveria shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të të ndjerëve dhe të plagosurve. Këto janë momente pikëllimi dhe solidariteti, kur të gjithë duhet të tregojmë përgjegjësi dhe respekt për viktimat.

Në opinion po qarkullojnë spekulime dhe dezinformata për numrin e të vdekurve. Qeveria, me përgjegjësi të plotë, konfirmon se numri i viktimave është 59. Çdo pretendim tjetër për 100 apo 120 të vdekur është i pavërtetë dhe i pabazuar. Informacione të tilla të rreme vetëm sa rrisin shqetësimin në opinion dhe u shkaktojnë dhimbje të mëtejshme familjeve të viktimave.

Shifrat përcaktohen nga shërbimet zyrtare mjekësore dhe hetimore që punojnë në terren. Qeveria insiston në transparencë të plotë dhe opinioni do të informohet rregullisht për të gjitha detajet e reja që lidhen me hetimin.

Apelojmë te mediat dhe qytetarët të mos bien pre e informacioneve të pakonfirmuara dhe të mos përhapin spekulime. Ky nuk është momenti për manipulime, por për unitet, respekt dhe përgjegjësi.

Qeveria mbetet e përkushtuar për të zbardhur të gjitha aspektet e kësaj tragjedie dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar drejtësi dhe mbështetje për familjet e viktimave.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gjesti per eglin kurre syte mos ti pafsha vete kam lindur dhe vete do te vdes 67d9485e59c10
Story i mëparshëm

Gjesti për Eglin: Kurrë sytë mos t’i pafsha, vetë kam lindur dhe vetë do të vdes

kreshnik bekteshi dergohet ne burgun e shutkes 67d94ca2d5dbe
Story i radhës

Kreshnik Bekteshi dërgohet në Burgun e Shutkës

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë