Një çift shqiptarësh nga Kosova janë vënë në pranga nga policia italiane pasi akuzohen se planifikuan një sulm terrorist në emër të organizatës ISIS. Burrë e grua me origjinë nga Kosova që kishin lindur në Itali janë vënë në pranga nga autoritetet e Trentos. Ata kishin hyrë në rrugën e radikalizmit dhe ishin trajnuar për të kryer sulme terroriste.
Kohët e fundit, mediat italiane shkruajnë se dyshja shqiptare kishin planifikuar një sulm me mjete shpërthyese në Itali në emër të organizatës terroriste ISIS. Pas sulmit, ata kishin planifikuar që të arratiseshin drejt Afrikës.
Gjatë operacionit u sekuestruan pajisje kompjuterike, kimike, lëndë për prodhimin e mjeteve shpërthyese si dhe bomba që ruheshin nga shqiptarët