Madjel Husa, është 47-vjeçarit i cili u arrestua këtë të premte në lidhje me viktimën që u gjet pa shenja jete në një kanal në zonën e Bërxullës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 48-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar drogëra të forta së bashku me Madjel Hysën të cilin e kishte shok.
Burime për Euronews bëjnë me dije se dy miqtë kanë qenë duke konsumuar kokainë në banesën e Husës në zonën e Laprakës.
Të dy kanë ardhur bashkë nga Gjermania para pak kohësh, të deportuar. Ata janë bashkuar sërish për të konsumuar lëndë narkotike, gjë e cila rezultoi fatale për 48-vjeçarin.
Pas ngjarjes së rëndë, Madjel husa e ka mbajtur disa ditë në banesë viktimën dhe më pas e ka futur në makinë dhe e ka dërguar në Bërxullë.
Në deklarimet e dhëna përpara grupit hetimor, 47-vjeçari tha se i ka kryer përpjekjet për të fshehur ngjarjen nga frika se mos akuzohej për vdekjen e shokut të tij.