Po përgatitet ligj i ri për pagat e funksionarëve, Kovaçevski kërkon t’u vlerësohet mundi i dhënë në punë

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski paralajmëroi se një grup punues po përgatitë zgjidhjen më të mirë për pagat e funksionerëve. Sipas kryeministrit, ky grup duhet të ketë parasysh edhe mundin e gjithsecilit që e jep gjatë kryerjes së aktiviteteve të punës. Në të kundërtën, Kovaçevski thotë se mund të shkohet në një drejtim të kundërt ndërsa, mori shembull nga e kaluara ku sekretarja e AEK-ut kishte pagë më të madhe se krerët shtetëror.

Duhet të vihet deri te një zgjidhje e cila do të bëjë fer vlerësim të punës për secilin. Ky është njëri opsion. Opsioni tjetër është të shkohet në drejtim krejtësisht të kundërt, të bëhet një zgjidhje populiste prej ku dy zgjidhjet populiste, të dyja ranë në Gjykatën Kushtetuese. Njëra ishte kur u ngrinë pagat e funksionerëve, dhe kur sekretarja e AEK-ut kishte pagë më të madhe se përshembull ministri i financave ose nga presidenti i shtetit, ose kryetar i Qeverisë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – kryeministër.

Kryeministri mbështeti deklaratat e ministrit  të jashtëm Osmani, i cili tha se jeta e tij varet vetëm nga rroga që mer ndërsa, shtoi se nuk beson në një njeri i cili do të pranonte të punojë pa rrogë. Për uljen e pagave nuk është kundër as ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai thotë se do të ishte e pranueshme çdo vendim i grupit punues për ulje të pagave.

Gjithsesi se paga është e rëndësishme për gjithkënd që punon, qoftë në sektorin shtetëror apo privat. Të ardhurat e mia personale janë në listën anketuese, janë të publikuara dhe tëgjithë i dijnë. Sa është e rëndësishme të jetë lartësia, për këtë secili vendosë veçmas. Unë në mënyrë transparente kam publikuar listën time anketuese. Nëse grupi punues vendosë për ndonjë ulje apo ngrirje të pagave nga ana ime do të pranohet tërësisht si anëtar i qeverisë”, tha Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.

Ndërkohë edhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë apelon deri te Qeveria që të mos kërkojë arsyetime dhe të mos shtyjë më tepër uljen e pagave të funksionerëve prej 78%. Sipas tyre, nuk nevojitet shumë kohë që të ndryshohet ligji.

Përndryshe Qeveria ka formuar një grup punues prej katër ministrave për masat e reja antikrizë. Përmes ligjit për rrogat e personave të zgjedhur dhe emëruar, një pjesë e mjeteve financiare do të ndahen për kategorinë më të ndjeshme të qytetarëve në periudha kur duhet të tregohet solidaritet. Zv.kryeministri Fatmir Bytyqi, pati paralajmëruar se me ridedikimin ebuxhetit, do të ketë pako të re të masave antikrizë në vlerë prej 70 milion eurove.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

​Suedia po prezanton një ndryshim drastik për emigrantët që punojnë

Story i radhës

Gaza, katër spitale mbetën jashtë funksionit nga sulmet e Izraelit

Të fundit nga