Një i ri është shpëtuar nga rojet bregdetare në plazhin e Spillesë. Mësohet se dy vrojtuesit Festim Sula dhe August Hoxha kanë bërë heroin ditën e sotme, teksa i kanë dhënë ndihmën e parë djalit që rrezikoi të mbytej.
Roja bregdetare, August Hoxha e ka parë të riun teksa po nxirrej nga deti prej pushuesve që i kishin ardhur në ndihmë fillimisht dhe i ka dhënë ndihmën e parë.
Më pas Fabjan Hallullli është transportuar në drejtim të spitalit me ambulancë, me shenja jete.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00.