Regjistrohet sërish një arratisje nga burgu në Maqedoni, mëson TV21. Skenari është pothuajse si në filma. I dënuari që po vuante dënim me burg në burgun e Shutkës, pas kthimit nga një varrim rreth orës 12:00, është arratisur. Sipas informacioneve tona bëhet fjalë për personin me iniciale XH.S.
Pasi është kthyer nga varrimi ka përfituar nga mosvëmendja e punonjësve të policisë dhe ka ikur. Sipas informacioneve jozyrtare, policia ka gjuajtur një të shtënë paralajmëruese me armë, por që nuk ka apsur sukses.
Aktualisht nuk ka asnjë informacion nëse i burgosuri është kapur.
Burimi: TV21