“Po je burrë hajde prapë te gurorja”, Jashar Maja tregon si e kërcënoi fisi Rraja

Jashar Maja i cili u përfshi në një konflikt të dhunshëm në Borizanë të Krujës ditën e djeshme ishte këtë të premte në një intervistë për Euronews Albania ai tha se personat që ushtruan dhunë ndaj tij ishin persona nga fisi Rraja dhe gjithçka kishte nisur prej gurores.

Ai tha se punimet në  gurore po i prishin shtëpinë e për këtë arsye ka bërë kallëzime penale në polici. Maja tha se ishte duke pirë kafe kur anëtarë të fisit rraja i sulmuan e madje tha se pasi i sulmuan at ai kërcënuan sërish që të mos shkonin te gurorja.

“Unë kam njohur Fatmir Rraja, Xhelal Rraja. Ata ishin si fis. Ishin edhe të armatosur. Kur ikën më kërcënuan, më thanë “po je burrë hajde prapë te gurorja”.

Nëse nuk merren masa unë do të veprojë personalisht me çfarë të mundem Xhelal Rraja m aka borxh.

Nëse shteti nuk bën drejtësi, se ka bërë shumë dëmtime në shtëpinë timë, unë do marr hakun tim. Do i përgjigjëm edhe me konflikt. Jemi vetë i pestë një vëlla, fisi im përbëhet nga 40-60 meshkuj. Nuk ja falë fisit Rraja, do vdes “të dalë fare” nga më i madhi deri te 5 vjeç”, -tha Jashar Maja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fundjava i përket kësaj shenje horoskopi

Story i radhës

Masat kundër Kosovës – paralajmërohet se përveç Gjermanisë do të reagojnë edhe shtetet e tjera

Të fundit nga